BallinaSportHapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, Kryeziu dhe Kokaj mbajnë...

Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, Kryeziu dhe Kokaj mbajnë me krenari flamurin e Kosovës

Të ngjajshme

Glauk Konjufca në Bratislavë për përkrahje të Kosovës!

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, nuk është në vizitë...

“Besojmë në lojën e parë Kosovë-Amerikë”, Berisha i sigurt se Kosova kualifikohet për Botëror

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ishte në lidhje...

PDK respekton vendimin e Kushtetueses, paralajmëron vendime në Këshillin Drejtues

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një...

Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

Ish-presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij...

Ky televizion do ta transmetoj ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kosova sonte do të zhvilloj një ga ndeshjet historike. ”Dardanët”...

Me një ceremoni madhështore dhe spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga sot e deri më 22 shkurt, në 16 disiplina të ndryshme sportive.

Për herë të parë në histori, ceremonia hapëse u organizua në katër lokacione të ndryshme. Ngjarja kryesore u mbajt në stadiumin legjendar “San Siro” në Itali, ndërsa aktivitetet tjera ceremoniale u zhvilluan në Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo, raporton lajmi.net

Mes 92 shteteve pjesëmarrëse, në parakalim ishte edhe ekipi olimpik i Kosovës, i cili u përfaqësua me krenari nga flamurmbajtësit Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të dy garues në skijimin alpin.

Kiana Kryeziu, së bashku me shefin e misionit Jeton Rudari dhe trajnerin Visar Kryeziu, parakaloi në Cortina D’Ampezzo, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit kosovar, me flamurmbajtësin Drin Kokaj, përbëhej nga përzgjedhësi Agim Pupovci dhe trajneri Ismajl Kokaj.

Në ceremoninë qendrore në stadiumin “San Siro” ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës: presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënkryetari Milaim Kelmendi, njëherësh kryetar i Federatës së Skijimit të Kosovës, si dhe ushtruesi i detyrës së Agjencisë për Sport në MKRS, Fida Shatri.

Të pranishmëve iu drejtua edhe presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike nga kjo pozitë. “Mirë se vini në Lojërat Olimpike Dimërore. Ky është momenti juaj”, tha Coventry në fjalimin e saj.

Kosova do të garojë në katër disiplina të skijimit alpin, ndërsa paraqitja e parë e ekipit tonë do të jetë më 12 shkurt, kur Kiana Kryeziu do të garojë në disiplinën e super sllallomit të madh./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz