HomeLajmeHamza viziton ish-mësimdhënësin me tre djem jashtë vendit: T’i themi STOP largimit...

Hamza viziton ish-mësimdhënësin me tre djem jashtë vendit: T’i themi STOP largimit të të rinjve, ta ndryshojmë bashkë Kosovën në vend me perspektivë

Të ngjajshme

LDK publikon orarin zgjedhor të tubimeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nga 28...

Lloga: Studentët protestues janë përndjekur nga shërbimet

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin OPINION...

Igli Tare largohet nga zyrat e Milanit

Legjenda shqiptare, Igli Tare është larguar nga Milani. Tare i...

Jehona Lushaku tregon në detaje modelin e mësimit tërëditor

Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku ka shpjeguar...

Malishevë, 26 maj – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësimin për rritjen e largimit të qytetarëve nga Kosova, duke e cilësuar këtë fenomen si një nga plagët më të mëdha sociale dhe kombëtare të viteve të fundit.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, gjatë vizitës te Zyber Paçarizi në Malishevë, ish-mësimdhënës dhe prind i tre djemve që jetojnë jashtë vendit, Hamza tha se përkeqësimi i gjendjes ekonomike, degradimi institucional dhe mungesa e perspektivës kanë bërë që shumë qytetarë ta humbin besimin se mund ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.

“Ikja e qytetarëve tanë nga Kosova gjatë viteve të fundit është një nga dhimbjet më të mëdha të familjeve tona dhe të shtetit tonë”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se kjo situatë nuk duhet të pranohet si normale, duke e quajtur atë një krizë që kërkon reagim urgjent dhe ndryshim të drejtimit të vendit.

“Kjo është një krizë që duhet ndalur. Dhe ne do t’i themi STOP kësaj gjendjeje me zhvillim, me vende pune, me paga më të mira dhe me politika që u japin shpresë të rinjve dhe siguri familjeve tona”, u shpreh kandidati i PDK-së për kryeministër.

Hamza shtoi se Kosova duhet të krijojë kushte që qytetarët të jetojnë me dinjitet dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e vet.

“Kosova duhet të bëhet vend ku njerëzit ëndërrojnë të jetojnë, jo vend nga i cili detyrohen të largohen”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz