Hamza: PDK ka kontribuar në procese, por nuk pranon këmbim politik për presidentin
dp

Lexo edhe“LVV ia ka ba të qartë Abdixhikut, na jepni tre emra që të mund të flasim për presidentin”, Albatros Rexhaj në Pressing

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se ofrimi i pozitës së kryeparlamentarit për PDK-në, që ky subjekt ta votojë presidentin e vendit, sipas tij, është joserioze.
“Nuk është serioze. Vendi nuk është duke shkuar në zgjedhje për kryetar Kuvendi. Kuvendi ka kryetaren, Kuvendi është i konstituuar. Nuk jemi shku me pas pazare politike dhe këmbim të pozitave. Nuk është në atë formën e këmbimit mall me mall, merre këtë, po ta jepi këtë. Ose ama postin e nënkryetarit po ta jepi postin e kryetarit. Nuk është serioze, e as kushtetuese”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se PDK-ja ka kontribuar në të gjitha proceset, përfshirë edhe atë të zgjidhjes së çështjes së presidentit.

Lexo edhe“LVV ia ka ba të qartë Abdixhikut, na jepni tre emra që të mund të flasim për presidentin”, Albatros Rexhaj në Pressing
“Ne e kemi depolarizu skenën politike. Ne kemi garu me program, por jo me fyerje, me sharje, me linçime e me ofendime.”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se normalisht që gjatë opozitbërjes i kanë përmendur mangësitë dhe dështimet e qeverisjes së Kurtit.