back to top
Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeHamza: Në takim me Kurtin s’ka pasur prezantim të ndonjë emri, diskutuam...

Hamza: Në takim me Kurtin s’ka pasur prezantim të ndonjë emri, diskutuam për parime

Të ngjajshme

Ushtria amerikane neutralizon një anije me drogë në Karaibe, tre të vdekur

Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur...

Super Sesko, zhbllokon sfidën për Unitedin

Manchester United ka shënuar golin e epërsisë ndaj Evertonit. Është...

Alarmojnë gjinekologët: Shumica e lindjeve me prerje cezariane

Lindjet me prerje cezariane në vend po shënojnë rritje...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka dhënë detaje nga takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme. Sigurisht se për PDK-në, e kam thënë dhe e ripërsëris, interesi i Kosovës është para interesit politik. Besoj që në këtë drejtim kemi reflektuar”, ka deklaruar Hamza gjatë intervistës në “Debat Plus”.

Sipas Hamzës, megjithëse Kuvendi është konstituuar dhe është zgjedhur Qeveria, procesi politik nuk mund të konsiderohet i përmbyllur pa zgjedhjen e Presidentit.

“Është konstituuar Kuvendi, është zgjedhur qeveria. Mirëpo ky proces nuk përmbyllet pa zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes. Vendi s’mund të jetë pa zgjedhjen e Presidentit, sepse dihet që më 4 mars është dita e fundit kur vendi duhet ta ketë Presidentin e ri”, ka thënë ai.

Hamza ka sqaruar se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për interesa partiake dhe nuk janë përmendur emra konkretë për postin e Presidentit.

“I jam përgjigjur ftesës së Kurtit dhe kam thënë që PDK gjithmonë ka vepruar në atë mënyrë që nuk kam vendosur vija të kuqe. Unë dje nuk kam shkuar të bëj marrëveshje politike për të kërkuar që ne të kemi hise apo të përfitojmë diçka politikisht apo të bëjmë ndonjë pazar politik. Në takim nuk ka pasur prezantim të ndonjë emri. Asnjë emër nuk është përmendur. Kemi diskutuar për parime, rregulla”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz