Hamza fton profesionistët t’i bashkohen listës së PDK-së për deputetë: Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash
dp

Lexo edheKryeprokurori Blerim Isufaj dhe drejtori Sami Istrefi takohen me Todd Hendricks dhe John Cotton Richmond

Përmes një video-adresimi, Hamza tha se Kosova ka nevojë për njerëz të përgatitur dhe profesionistë që duan të punojnë për shtetin, transmeton lajmi.net.
“Në Partinë Demokratike të Kosovës, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike. Por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot”, ka deklaruar ai.
Hamza theksoi se kriteri kryesor për kandidim nga radhët e PDK-së është dashuria për vendin dhe gatishmëria për të kontribuar për Kosovën.
“Nëse besoni se mund të kontribuoni për Kosovën, koha është tani. Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Koha që profesionistët të mos heshtin më”, është shprehur Hamza.

Lexo edheKryeprokurori Blerim Isufaj dhe drejtori Sami Istrefi takohen me Todd Hendricks dhe John Cotton Richmond
Ai ka ftuar të interesuarit që ta kontaktojnë përmes emailit zyrtar të publikuar nga PDK, për t’u bërë pjesë e “rrugëtimit të përbashkët” politik./lajmi.net/