Shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka krahasuar mediat e Kosovës me ato ruse – shkruan Periskopi.
Ai shkruan se është i indinjuar nga lloji i gazetarisë që po bëjnë mediat, duke përmendur disa shembuj të raportimeve për shefin e tij, Ramush Haradinaj.
Matoshi thotë se kur kryeministri thotë se ‘nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike, mediat e kthejnë në pohim se ‘do të shtrenjtohet energjia elektrike’.
Ai vazhdon edhe me disa raste të tjera të raportimit, për të cilat ‘proteston’.
Lexoni të plotë reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”
Logjika e “Sputnik-ut” rus në mediat e Prishtinës
Kur Kryeministri Ramush Haradinaj thotë ‘nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike – disa media në Prishtinë mohimin e kthejnë në pohim: Haradinaj: “Do të shtrenjtohet rryma ekektrike”!
Kur Haradinaj thotë se pushtetet janë të ndara në demokraci dhe se çështja e të shtënave me armë është çështje ligjore e jo politike, një pjesë e medias këtë e sheh si sundim me Kanun, ngase Haradinaj e ka thënë se gjuajtja nga arma është një traditë (që është):
Kur Haradinaj thotë një postulat logjik dhe krejt normal për një shtet normal se Qeveria e Republikës i jep llogari Kuvendit dhe jo ambasadorëve, disa media e nxjerrin titullin: “Shfrenim i Haradinajt kundër ambasadorëve”!!!?
Dhe kur një deputet në Kuvend thotë se në Amerikë ka më së shumti incidente me armë dhe se ShBA nuk duhet të vlejë si shembull për Kosovën, askush këtë nuk e cilësoi deklaratë antiamerikane!?
Ata që qierren kundër Haradinajt se po na prishë me amerikanët, kësaj here heshten si minjtë!???
Në anën tjetër, po këto media mbushin hapësiren e tyre me shkrime që madhërojnë ushtarin supermen rus, qe s’e merr plumbi?
Duke propoganduar kështu ushtrinë ruse para publikut shqipfolës…!?
Jam i indinjuar nga ky lloj gazetarie.
Protestoj!