BallinaRegjionaleHalil Kastrati me Bekim Jasharin u japin çelsat e shtëpive dy familjeve...

Halil Kastrati me Bekim Jasharin u japin çelsat e shtëpive dy familjeve (FOTO)

Të ngjajshme

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin...

Kroacia me pako qeveritare për masat ekonomike pas rritjes së çmimit të naftës

Kroacia ka prezantuar pakon qeveritare të masave për të...

Dolce bombarduese, nxjerr asetet provokuese

Ish-banorja e “BBVK” Dolce, njihej si një nga femrat...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me humanistin, Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” gëzuan familjen nga fshati Qirez duke i dhuruar një banesë të re, Valoni dhe Valentina vëlla dhe motër, dy jetima të cilëve babai dhe nëna i’u ishte vrarë gjatë luftës së fundit.

Ata sot u bënë me banesë të re, një surprizë dhe gëzim i papërshkrueshëm për ta.

Poashtu gjatë kësaj dite të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhuruan edhe çelësin e shtëpisë familjes së Bedri Kajtazaj nga fshati Tërnovë, të cilit disa muaj më parë i’u ishte djegur shtëpia.

Në këtë ditë u shpërndanë edhe 60 pako ushqimore për nevojtarët në Skenderaj nga kjo shoqatë.

Gjithashtu humanisti Halil Kastrati e njoftoi kryetarin Jashari, se ditëve në vijim do të fillojë edhe ndërtimi i 3-shtëpive në Skenderaj.

Kryetari Bekim Jashari pasi falënderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën që ju bënë familjeve nevojtare në Skenderaj. Dhuroi edhe një mirënohje dhe një dhuratë simbolike, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz