back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi: LDK nuk po dëgjon më askënd vetëm planin e Thaçit

Haki Abazi: LDK nuk po dëgjon më askënd vetëm planin e Thaçit

Të ngjajshme

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...
- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas përkrahjes së Nisma Socialdemokrate i ka dhënë LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Abazi thotë se Partia Institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë.

Tutje Abazi thotë se LDK nuk po dëgjon më askënd duke përfshirë këtu edhe miqtë ndërkombëtarë.

“LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serwer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit” shkruan Abazi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Partia Institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë. Ata e rrëzuan një ditë qeverinë Mustafa, e tani Mustafa kërkon që ata ta rrëzojnë LDK nga qeveria. A mund të shkojë Limaj në Amerikë?!

LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serwer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit.

LDK e akademikëve bashkë me AAK, që kanë për qëllim mbajtjen e tarifës po duan mocion për të hequr tarifën- hipokrizi. Pabesia kërkon mocion besimi për veten. Ku mbeti demarkacioni i AAK?! 80 zëvendësministra kishim!

Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale?

Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz