BallinaLajme“Hajna, kriminela’ – Ky është 29-vjeçari që e zuri sherri me Policinë...

“Hajna, kriminela’ – Ky është 29-vjeçari që e zuri sherri me Policinë pasi bëri për spital gruan e tij

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Sot u raportua për një rast të dhunës në familje në qytetin e Pejës, ku mbrëmë një burrë e bëri për spital bashkëshorten e tij. Kjo pasi që si pasojë e dhunës psikike të ushtruar nga ai, gruaja kishte konsumuar medikamente, për çka edhe iu keqësua gjendja shëndetësore. I dyshuari vazhdoi të sillej dhunshëm edhe në hapësirat e spitalit, ku kishte penguar mjekët e policët të kryejnë punën e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi i cili u ndalua për 48 orë është Besnik Bulliqi, 29-vjeçar.

Kujtojmë se derisa viktima po kontrollohej nga mjekët, Bulliqi kishte nisur të shajë e të bërtas, duke penguar kështu ekipin mjekësor që po kryente punën.

Për të mos e lejuar përshkallëzimin e situatës, Policia kishte intervenuar, ku prangosur menjëherë Bulliqin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprat me të cilat ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të njëjtit është nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh, si i dyshuar për “Dhunë në familje” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa viktima është kthyer në shtëpi bashkë me foshnjën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz