back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaShowBizHailey Bieber tregon sekretet për lëkurën perfekte

Hailey Bieber tregon sekretet për lëkurën perfekte

Të ngjajshme

Ndërron jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta...

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Pas asistit, Casemiro shënon gol ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Një votim që mund të shkruajë histori: Kurti përballë skenarit që Kosova s’e ka parë kurrë!

Albin Kurti është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë...

Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim

KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Kryetari...

Hailey Bieber mendon se ende nuk është koha për injeksionet e bukurisë.

Në një intervistë të fundit, modelja foli për rrugëtimin e prindërimit krah Justin Bieber, statusin si një fëmijë i privilegjuar, titujt e çmendur të lajmeve për të dhe sigurisht, bukurinë.

“Nuk kam bërë Botox në fytyrë përveçse te nofulla për TMJ”, tha 28-vjeçarja, e cila edhe më herët ka thënë se nuk ka kryer ndërhyrje estetike.

TMJ (Temporomandibular joint dysfunction) janë dy kyçet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën. Ata rrëshqasin dhe rrotullohen dhe mund të shkaktojnë dhimbje.

“I kam bërë një premtim vetes që nuk do të bëja Botox derisa të arrija në të tridhjetat. Kur t’i mbush, do të shoh nëse dua ta bëj.”

Hailey shtoi se mund të ndjekë hapat e së ëmës, Kennya Baldwin, e cila është 57 vjeçe dhe ende s’ka bërë injeksione për zbehjen e rrudhave.

“Mami im s’i ka bërë asgjë lëkurës dhe duket fantastike.”

Si themeluese e Rhode, 28-vjecarja është shumë “rigoroze” me rutinën e lëkurës, por edhe trajtimeve për mirëmbajtjen.

“Më pëlqen PRP ku ata marrin gjakun tënd dhe e centrifugojnë. Më pëlqen PRP me microneedling. Kam folur shumë për këtë.”

Një tjetër trajtim që ajo preferon është PRF. “Marrin gjakun tënd, por quhen EZ Gel, e nxehin dhe e ftohin duke e kthyer gjakun në trajtë xheli. Pastaj e injekton. Këtë e kam bërë te vijat e buzëqeshjes. E kam injektuar te rrathët e syve.”

Duke qenë se “vjen nga trupi yt”, Hailey thotë se mundet t’i besojë, ndryshe nga injeksionet e tjera me substanca sintetike. Ajo tha se këto trajtime i bën disa herë në vit dhe ndonjëherë edhe me lazer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz