Hahn: Prishtina dhe Beogradi mund të flasin për shkëmbime territoresh
01

Lexo edheI dënuari për vrasje rrëmben nga duart e prindërve të dashurën 15-vjecare në Bulqizë

Komisionieri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Johans Hahn, ka thënë sot në Vjenë se Beogradi dhe Prishtina “ mund të diskutojnë rreth idesë së shkëmbimit të territoreve”, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, të dy shtetet duhet ta dinë që ajo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjithë komunitetin ndërkombëtarë.
“Ajo marrëveshje duhet t’i kontribuojë stabilitetit në rajon”, ka thënë Hahn, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheI dënuari për vrasje rrëmben nga duart e prindërve të dashurën 15-vjecare në Bulqizë
Kujtojmë se ideja për shkëmbim të territoreve është kundërshtuar ashpër nga faktori politik në vend, duke thënë se një gjë e tillë mund të ngritë tensionet në Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/