BallinaLajme“GUXO” s’guxon të flasë për Shqipe Selimin – Peci dhe Avdyli e...

“GUXO” s’guxon të flasë për Shqipe Selimin – Peci dhe Avdyli e kanë mbyllur gojën!

Të ngjajshme

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara duan ta ndryshojnë mënyrën se si...

Zlatko Dalic zbulon listën e Kroacisë për Kupën e Botës

Trajneri, Zlatko Dalic ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Dafina Zeqiri ndan pamje nga shtatzënia e dytë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar se është...

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi sot nuk votoi “PRO” që Donika Gërvalla të jetë kryetare e Kuvendit, propozim që u dha nga VV.

Deputetja e VV-së, me anë të një postimi në Facebook, sqaroi se ajo nuk e votoi Gërvallën për shkak të postimeve që i kishte bërë vite më parë kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, në Facebook, transmeton lajmi.net.

Gërvalla, në ato postime, e kishte quajtur Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

Para se të bëhej e madhe se Mehmeti-Selimi nuk votoi “PRO” Gërvallës, akterë të koalicionit VV–GUXO–Alternativa dolën me fushatë propaganduese kundër ish-opozitës, se janë në një vijë me Listën Serbe.

Por tash që po dihet zyrtarisht që Shqipe Mehmeti-Selimi nuk votoi për Gërvallën, akterët e partisë së vogël “Guxo” nuk po hapin gojën.

Kryetari i këtij subjekti të vogël, Faton Peci, pas postimit propagandues kundër ish-opozitës, s’ka guxuar ta hapë gojën për votën e Shqipe Mehmeti-Selimit.

As bashkëpartiaku i tij, deputeti Haxhi Avdyli, s’po guxon të flasë për këtë punë.

Përkundër që e kanë emrin “Guxo”, kësaj partie duket se i mungon guximi për reagim. /lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz