Guri-Tahirit pas publikimit të bisedave me Abdixhikun: Ke dashur të takohesh me njeriun që e ka shkatërru Kosovën, Kurtin
dp

Lexo edheMalishevë: Drejtori anulon ekskursionin në orën 21:00 për t’ia dhënë një kompanie tjetër

Përmes një postimi në rrjete sociale, Guri e ka kritikuar Tahirin duke e akuzuar për tentativa të fshehta për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, pa dijeninë e kryesisë së partisë.
“Kam dashtë me u taku veç me Albin Kurtin, pa e ditë kryesia dhe kryetari,” ka shkruar Guri, duke ironizuar qëndrimin e Tahirit dhe duke e akuzuar se po tenton t’i afrohet qeverisë Kurti në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së.
Në reagimin e tij, deputeti Guri e ka cilësuar Kurtin si njeriun që “e ka izoluar Kosovën” dhe “e ka shkatërruar ekonominë”, duke e përshkruar me tone të ashpra.

Lexo edheMalishevë: Drejtori anulon ekskursionin në orën 21:00 për t’ia dhënë një kompanie tjetër
“Ka dashtë me u taku me njeriun që e ka izolu Kosovën.
Me njeriun që e ka shkatrru ekonominë e Kosovës.
Me njeriun që ka vjedhë në rrymë, në vaj, në miell e bukë.
OK, takim të këndshëm, but you’re not one of us,” ka shkruar Guri./Lajmi.net/