Grupi më i vështirë dhe ai më i lehtë i mundshëm për Kosovën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Kosova do të mësojë sot (e martë) kundërshtarët e saj të radhës për sezonin e dytë në Ligën e Kombeve.
Në edicionin e kaluar, Përfaqësuesja jonë arriti një suksese të madhe, duke kaluar nga Liga D në Ligën C, e që tani mund të përballet me kundërshtarë më të vështirë.
Shorti për sezonin 2020\21 për Ligën e Kombeve do të tërhiqet në Amsterdam nga ora 18:00, derisa Telegrafi do ju sjell versionin e grupit më të vështirë dhe atë më të lehtë për Kosovën.

Grupi më i vështirë për ‘Dardanët’ do të ishte nëse do të përballeshin me përfaqësueset si, Greqia, Sllovenia dhe Armenia.
Në anën tjetër, grupi i lehtë për Kosovën do të konsideroheshin si përballja ndaj, Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Moldavia.

Në vazon e tretë janë Estonia, Sllovenia, Lituania e Luksemburgu, ndërsa në vazon e katërt Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani e Moldavia.
Kosova në cilin do grup që bie do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).

Lexo edheDalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosovë
Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020.
Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020.
Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020.
Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020.
Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020.
Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020. /Telegrafi/














