BallinaLajmeGrupi i Deputetëve të Pavarur kërkon interpelancë të Haradinajt për marrëveshjen me...

Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon interpelancë të Haradinajt për marrëveshjen me ‘Contour Global’

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Grupi i Deputetëve të Pavarur, i themeluar dje, pas largimit të disa deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar interepelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, për marrëveshjen mes Qeverisë dhe kompanisë “Contour Global”, për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Shefi i këtij grupi parlamentar, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se në emër të grupit ka dorëzuar “kërkesën për interpelancë me Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës z. Ramush Haradinaj në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ të nënshkruara me 20 dhjetor 2017”.

Kjo interpelancë, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook, “do të hyjë së shpejti në rend të ditës derisa Kryeministri të kthejë përgjigje zyrtare”.

“Si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë ide, këshilla dhe sugjerime në lidhje me këtë ccështje që ato pastaj t’i themi edhe në kuvend”, ka thënë ai.Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz