Gruaja e prekur me koronavirus në QKUK, është nga ky vend
BILLI

Lexo edheDyshimi për një të prekur me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë jep detaje

Ky rast është lajmëruar në këtë klinikë në orën 17:00, shkruan IndeksOnline.
Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.
Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur pas mesnatës.
Në një konferencë të jashtëzakonshme Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kjo grua është shtetase e Britanisë së Madhe.

Lexo edheDyshimi për një të prekur me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë jep detaje
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, tha ai.
Ndërsa, diku rreth orës 23:00, mjekët kanë bërë të ditur se do të dalin rezultatet se a bëhet fjalë për koronavirus apo jo.

21 tet 2026

21 tet 2026