back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDyshimi për një të prekur me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë...

Dyshimi për një të prekur me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë jep detaje

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Detaje nga rasti me koronavirus në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.

“Arsyeja e kësaj konferenca është se është një dyshim se filloi të bëhej njëlloj panike, për një dyshim se një person është dyshuar se është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë. Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, tha Vitia.

Siç thotë Vitia, sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të jetë pozitive.

“Nga ekipa u sigurova se të gjitha materialet e nevojshme të siguruara, është marrë mostra dhe pritet nga ora 11:00 të dalë rezultati dhe të sigurojmë qytetarët se sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultat pozitiv edhe pse jemi duke i pritur, pra nuk ka nevojë për asnjë panik. Ajo çfarë më thanë ishte se ka një kollë, por jo edhe temperaturë. Ai ka bërë të ditur se personi që ka dyshuar se është infektuar me koronavirus është nga Britania”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, në media u raportua se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus.

Pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekjeprurëse, thuhet që ka lindur në Kinë ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK-së. /ORAinfo/

Të Fundit

Sport

ShowBiz