back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeGrenell pas kthimit nga Ballkani e pret Trumpin në Kennedy Center

Grenell pas kthimit nga Ballkani e pret Trumpin në Kennedy Center

Të ngjajshme

Ky televizion nga Kosova e transmeton ndeshjen Drita – Steaua

Drita sot luan ndeshjen e dytë të rrethit të...

Zjarret/ Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi...

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë

Policia ka arrestuar të enjten një person të dyshuar...

Emisari i SHBA’së për misione të veçanta, Richard Grenell i cili  është duke e udhëhequr përkohsisht Kennedy Center (Qendër Kulturore Kombëtare Amerikane në Uashington), ka qëndruar disa ditë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Pas kthimit në Amerikë, Grenell ka publikuar disa fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump në Kennedy Center, i cili i ka shkuar për vizitë aty.

“Donald Trump e ka shpëtuar Qendrën Kenedi. E cila financiarisht dhe fizikisht nuk është duke shkuar mirë- por Presidenti Trump e ka bindur Kongresin t’i alokojë 257 milionë për ta shpëtuar. Ajo do të kthehet në ditët e saj të lavdisë. Sot (e mërkurë), ai erdhi për të na dhënë ide se si më së miri t’i shfrytëzojmë paratë. Askush s’është më i mirë në ndërtim dhe rindërtim sesa Donald J.Trump”” ka shkrur Grenell.

Grenell në një intervistë për Klan Kosovën kishte thënë se populli i Kosovës është partner i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grenell shtoi se Kosova duhet të ketë një qeveri që është gati për investime, jo politikë

“Duhet të kemi një qeveri që është e gatshme për të bërë investime, jo politikë. Çfarë do të thosha është se kemi provuar dhe ka tepër shumë politikë. Nuk janë të interesuar që të bëjnë gjëra që janë të nevojshme për të sjell rritje ekonomike. Jo vetëm biznesmenët amerikanë, por edhe biznesmenët perëndimorë e thonë të njëjtën”, tha Grenell.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz