Granit Xhaka flet nga “Elbasan Arena”: Krenar me Shqipërinë dhe Kosovën
BILLI
Lexo edheSupergol në fund të takimit Shqipëri-Moldavi (VIDEO)
Granit Xhaka ndodhet në Elbasan Arena, për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Ky është njoftimi i mesfushorit të Arsenalit në rrjetin social Instagram, që ka ardhur për të mbështetur vëllain e tij, Taulant Xhaka.
Megjithatë ky i fundit ishte në stol për këtë takim.
Në një intervistë për “Supersport”, Graniti u shpreh:

Lexo edheSupergol në fund të takimit Shqipëri-Moldavi (VIDEO)
“Shumë krenari për Shqipërinë dhe Kosovën. Kuqezinjtë nuk po kalojnë moment të mirë, por shpresojmë që të fitojmë. Kam udhëtuar me familjen për të parë këtë ndeshje. Taulanti është shumë i lumtur te Bazeli, por të shohim se çfarë do ndodh në të ardhmen”, u shpreh Xhaka. /Shqiperia.ch/