BallinaLajmeGrabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me...

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Të ngjajshme

Po tregon formë të lartë, Juventusi synon transferimin e përhershëm të Bogas

Jeremie Boga po tregon formë të lartë me Juventusin. Në...

Ronaldo drejt rekordit historik

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, kapiten i Al-Nassr, vazhdon të...

Moti për të dielën

Të dielën pritet mot me diell dhe pjesërisht i...

“Shfrytëzojeni rastin për deeskalim”, Macron i bën thirrje presidentit iranian

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për deeskalim...

Mateo, finalisti i dytë i BBVA

Mateo sonte u zgjodh finalisti i dytë i Big...

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa po udhëtonin me veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:15, kur viktimat kanë hasur në pengesa me gurë të vendosura në rrugë.

 Pasi janë ndalur dhe kanë dalë nga vetura për t’i larguar ato, dyshohet se janë përballur me dy persona të armatosur me armë të tipit AK-47.

Nën kërcënimin e armëve, të dyshuarit u kanë grabitur një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

 Gjatë ikjes, ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zone pyjore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe kanë gjetur e konfiskuar një gëzhojë të fishekut.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilëve u janë sekuestruar dy telefona dhe pas intervistimit në mungesë të provave lidhur me rastin me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.

- Advertisement -
Artikulli paraprak

Të Fundit

Sport

ShowBiz