Grabitja në qendër të Prishtinës: Dy persona nën kërcënimin e armës, arrijnë të vjedhin para nga “Western Union”
BILLI

Lexo edhe‘Kur po e kënaq pak babain?’- 30 ditë për burrin që ngacmoi seksualisht vajzën e tij (VIDEO)

Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se në bazë të informacioneve të para, dyshohet se dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Lexo edhe‘Kur po e kënaq pak babain?’- 30 ditë për burrin që ngacmoi seksualisht vajzën e tij (VIDEO)
Tutje Ahmeti ka thënë se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.