BallinaSportGOOOOOOOOOOL: Albian Hajdari tund portën e Leipzigut

GOOOOOOOOOOL: Albian Hajdari tund portën e Leipzigut

Të ngjajshme

Mbrojtësi kosovar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka realizuar golin e tij të parë në Bundesliga.

Në ndeshjen ndaj RB Leipzigut, Hajdari arriti të barazojë rezultatin në 1–1 në minutën e 20-të të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij një shtysë të madhe në pjesën e parë të ndeshjes.

Në formacionin startues të Hoffenheim-it u përfshi edhe mesfushori tjetër kosovar, Leon Avdullahu, i cili po ashtu po kalon një sezon të mirë në elitën gjermane.

Ndërkohë, sulmuesi Fisnik Asllani këtë herë e nisi ndeshjen nga banka e rezervave. Rezultati momental është 2:1./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz