Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër
dp

Lexo edheÇfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Mbrojtësi anglez kishte gjetur një formë të mirë dhe stabilitet në lojë, por tani do t’i duhet një tjetër periudhë rikuperimi. Meqë Carvajal vazhdon të jetë jashtë, trajneri Xabi Alonso duhet të gjejë zgjidhje të tjera në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Opsionet janë të rikthejë Fede Valverden në atë rol, t’i besojë Reaul Asencios, i cili e zëvendësoi në San Mames, ose të përdorë Eder Militãon, që e ka luajtur këtë pozicion me kombëtaren braziliane. Real Madridi nuk pritet të rrezikojë dhe do ta lejojë Alexander-Arnold të rikuperohet plotësisht për fillimin e vitit të ri.

Lexo edheÇfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”