Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar
dp

Lexo edheHamza: Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas gazetarit Fatmir Popja, aksioni u realizua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin të dyshuarit, policia sekuestroi rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.
Sipas policisë, ndërhyrja erdhi pas dyshimeve se mjeti po transportonte drogë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga forcat e rendit në një zonë periferike të qytetit.

Lexo edheHamza: Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve