Goditet me bërryl në ballë, pëson lëndim të tmerrshëm
BILLI

Lexo edheLajm i shumëpritur, rikthim i madh te Feronikeli (FOTO)

Një luftëtar i sportit Muay Thai, ka pësuar thyerje të kafkës, pasi u godit me bërryl gjatë një gare në Tajlandë.
Lëndimi, që ndodhi në stadiumin Patong të Tajlandës këtë të hënë, bëri që luftëtari francez, i njohur me emrin Jeremy, të operohet në ballin e tij.
Për befasi, Jeremy nuk kishte ndaluar së rrahuri menjëherë pas goditjes së rëndë që kishte marrë, dhe e vazhdoi garën deri në momentin kur referi e ndërpreu atë.
Lexo edheLajm i shumëpritur, rikthim i madh te Feronikeli (FOTO)
Operimi i francezit ishte i suksesshëm, dhe ai pati një pllakë titaniumi të futur në kafkën e tij në vend të pjesës së thyer të ashtit, dhe ai tani gjendet jashtë spitalit.