back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeGlauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

Glauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

Të ngjajshme

Kjo është gjendja e missit, pësoi aksident të rëndë gjatë provave

Pak para finales së Miss Universe 2025, konkursi u...

Ushtria shqiptare trajnohet për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve në ShBA

Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën...

Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Politico

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë: Kosova nuk është “Metohi”

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për...

Shokon aktorja 74-vjeçare: Ende bëj seks të shkëlqyer!

Pavarësisht moshës së saj, aktorja Jane Seymour ende bën...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin S​llovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më15 prill të vitit 1999.

Kryekuvendari Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha z.Konjufca.

Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

Prandaj, kryekuvendari Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz