Gjyqtarët shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë – Burkina Faso
BILLI

Lexo edheHapave të dajës, nipi i Luan Krasniqit arrin suksesin e parë në boksin profesionist

Kosova dhe Burkina Faso do të përballen në mes vete më 24 mars në ndeshjen miqësore që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tre gjyqtarë nga Shqipëria do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, teksa një nga Kosova do të jetë si gjyqtar i katërt, shkruan Gazeta Express.
Eldorian Hamiti do të jetë gjyqtar kryesor, teksa do të asistohet nga Rejdi Avdo dhe Nertil Bergasi.

Lexo edheHapave të dajës, nipi i Luan Krasniqit arrin suksesin e parë në boksin profesionist
Mentor Ajeti do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Kujtojmë se pas Burkina Fasos, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore më 29 mars, ndaj Zvicrës. /Gazeta Express/