back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Alija: S’e kam pritur se do të...

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Alija: S’e kam pritur se do të zgjasë kaq shumë

Të ngjajshme

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

2026-ta do të jetë vendimtar në procesin gjyqësor në Hagë të katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykata Speciale nga data 9 e deri më 18 shkurt ka caktuar fjalët përfundimtare. E pas kësaj trupi gjykues ka kohë që brenda tre muajve të marrë vendimin.

Kjo temë me mjaft rëndësi u diskutua sonte në edicionin më të ri të Info Magazine, me avokatin në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija.

Alija tha se nuk e ka pritur që ky proces do të zgjaste kaq gjatë.

Ai foli edhe për arsyet që kanë ndikuar në zgjatjen e këtij procesi gjyqësor.

“Të them të drejtën, nuk e kam pritur se do të zgjasë më tepër se 2-3 vite, por duke pasur parasysh se pranë Dhomave të Specializuara e kemi pasur një procedurë tjetër, nga ato procedurat e zakonshme qysh janë në Kosovë, vetëm procedura paraprake apo përgatitja për të hyrë në gjykim ka zgjatur 28 muaj nëse nuk gaboj, pra sigurisht që procedura paraprake ka konsumuar gati gjysmën e kohës dhe të njëjtit gjatë gjithë kësaj kohe kanë qëndruar në paraburgim. Sigurisht, që numri i madh i dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria ku fillimisht kanë qenë më tepër se 350 dhe gjatë shqyrtimit kryesor janë dëgjuar diku 125 dëshmitarë të Prokurorisë kanë ndikuar në procedurat e zvarritjes, për arsye se për dëgjimin e një dëshmitarit të Prokurorisë mesatarisht do të konsumohen 2 deri në 3 seanca dhe kjo ka ndikuar që procedura të zgjatë kaq shumë”, deklaroi Alija në Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz