Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes.
“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes.Për mua, kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale.
Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike apo personale.Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në të vërtetën.Dinjiteti mbrohet. E vërteta triumfon.”, ka shkruar Shala.