BallinaLajmeGjykata sot vendos për masën ndaj Frashër Krasniqit që grushtoi Milaim Zekën

Gjykata sot vendos për masën ndaj Frashër Krasniqit që grushtoi Milaim Zekën

Të ngjajshme

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit gjatë ditës së sotme pritet të dal para gjykatës. Kjo pas ndalimit të tij pas sulmit fizik qe Krasniqi i ka bërë dy ditë më parë deputetit të NISMA’së, Milaim Zekës gjatë një emisioni televiziv. Krasniqit të premten i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Avokati i deputetit të LVV’sw, Tomë Gashi, ka thënë të dielën për Express, se është duke pritur për thirrjen e organeve të hetuesisë për t’i treguar rreth masës për deputetin e Vetëvendosjes.

“…ende nuk kemi ndonjë të re. Po pres që të më lajmërojnë rreth procedurave të tjera”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë në pasditen e vonshme të së premtes teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova me fyerje e polemika, ai eskaloi në përleshje fizike.

Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz