BallinaLajmeGjykata gjermane denon me 18 vjet burg kosovarin që vrau bashkombasin me...

Gjykata gjermane denon me 18 vjet burg kosovarin që vrau bashkombasin me çekiç

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Një gjykatë gjermane dënoi dje me 18 vjet burg një 38 vjeçar nga Kosova me akuzën e vrasjes së bashkombasit të tij në 2017.

38-vjeçar jetonte në Bochum të Gjermanisë. Vrasja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 29 tetor 2017 në Winterswijker. Ai përplasi me një makinë me targa gjermane shtetasin Deme Lulaj, asokohe 58 vjeç.

Pasi e aksidentoi, 38-vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka goditur Lulajn disa herë me çekiç. 58-vjeçari vdiq një ditë më vonë në spital.

Vrasje për hakmarrje

Gjithçka mendohet se ka ndodhur për gjakmarrje. Si viktima dhe agresori u rritën në Kosovë. I dënuari në moshën 12-vjeçare ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga i vëllai i Deme Lulaj me një copë druri në kokë.

Sipas gjykatës, vrasja ka qenë e mirëmenduar. Makina e 38-vjeçarit ishte parë disa herë në rrugën ku banonte viktima përpara vrasjes. Ai gjithashtu postoi një selfie në Facebook ditën e vrasjes, për ta pasur si alibi se ishte në Zvicër.

Gjykata dha të njëjtin dënim që kërkoi prokuroria

Dënimi i gjyqtarit ishte i njëjtë me atë që kërkoi prokurori.Të dy e gjejnë motivin e burrit rëndues. “Hakmarrja e gjakut është një fenomen i papranueshëm dhe i padëshirueshëm, për të cilin nuk ka vend në këtë shoqëri. Kjo është arsyeja pse vetëm dënimi me burgim të gjatë është i përshtatshëm”, tha gjykatësi.

Gjurmët e ADN-së në xhaketë

I dyshuari nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për vendimin. Ai mohon se është i përfshirë në vrasje, por sipas gjykatës, ADN-ja e tij u gjet në xhaketën e viktimës. Makina që goditi Lulaj ishte gjithashtu në emrin e tij. Gjykata i konsideroi këto si provë përfundimtare.

/oranews/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz