Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjuriqit i “djegin” deklaratat e Osmanit, i quan “skenarë të filmave fantastiko-shkencorë”

Gjuriqit i “djegin” deklaratat e Osmanit, i quan “skenarë të filmave fantastiko-shkencorë”

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i njohur për qëndrimet provokuese dhe gjuhën denigruese ndaj Kosovës, ka reaguar me ironi të rëndë ndaj deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka paralajmëruar se Kosova po përballet me rrezik të shtuar nga Serbia.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Gjuriq ka zgjedhur të tallet me deklaratën e Presidentes Osmani, duke e krahasuar me skenarët e filmave fantastiko-shkencorë, transmeton lajmi.net

“Pak humor sot nga Prishtina në formën e deklaratës së Vjosa Osmanit për një invazion të supozuar nga Serbia. Zonja Osmani, duket, e ka lënë politikën dhe ka gjetur punë të re—si skenariste për filma fantastiko-shkencorë për Netflix. Përsëri na ka ‘zbuluar’ planet tona të errëta për të pushtuar territorin tonë,” – ka shkruar Gjuriq.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur tensionet Kosovë–Serbi mbeten të larta, ndërsa përfaqësuesit serbë vazhdojnë të mohojnë kërcënimet ndaj Kosovës, pavarësisht sulmit terrorist të shtatorit 2023 në Banjskë dhe prapaskenave destabilizuese të dokumentuara ndërkombëtarisht./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit