back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeGjuriq ndër personat që çmendi serbët me skandal në 2016

Gjuriq ndër personat që çmendi serbët me skandal në 2016

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

E përditshmja serbe “Blic” ka zgjedhur 10 figurat publike serbe që me anë të skandaleve dhe arrogancës kanë “çmendur” serbët.

Ndër 10 këta të zgjedhur, vend zë edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Në përshkrimin e kësaj renditje, kryeson skandali i tij me punësimin si këshilltar në zyrën e tij të ekstremistit Milosh Vaciq, zëdhënës i Lëvizjes Djathtiste “1389”. E përditshmja serbe kishte gjetur edhe vizitkartën e tij ku shkruhej “këshilltar”.

Vaciq ishte ndjekur penalisht edhe për përhapje të diskriminimit të komunitetit LGBT, posedim të armëve dhe pengimin e zyrtarëve për kryerje të detyrës zyrtare.

“Ka qenë interesant fakti që Gjuriq në fillim ka mohuar që Vaciq është punësuar në kabinetin e tij, e më pas ai ka pranuar që ai kishte angazhuar një terrorist. Më e keqja është se aii nuk pranon as që punësoi një ekstremist, e as që gënjeu qytetarët si një zyrtar i lartë”, thuhet në fund të përshkrimit për Marko Gjuriqin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz