back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeGjuriç: Vuçiç urdhëron ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie

Gjuriç: Vuçiç urdhëron ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç deklaroi sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç urdhëroi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç të rrisë gatishmërinë luftarake dhe se është duke vijuar takimi i Vuçiçit me zyrtarët e sigurisë për shkak të siç tha “ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti ka urdhëruar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe ministrin e Punëve të Brendshme të marrin masa brenda juridiksionit të tyre për të rritur nivelin e gatishmërisë në institucionet e tyre. Vuçiç u takua dhe paralajmëroi përfaqësuesit ndërkombëtarë se kjo sjellje nuk është e pranueshme dhe se Serbia në përputhje me Rezolutën 1244 do të mbrojë popullin e saj”, tha Gjuriç në një konferencë për media në Beograd.

Ai shtoi se “Vuçiç në një vend të veçantë është duke mbajtur një takim me shefin e shtabit dhe zyrtarë të tjerë të policisë dhe sigurisë”.

Gjuriç ka thënë se “njësia speciale, e armatosur deri në dhëmbë me pushkë, policia shqiptare” në Prishtinë “pushtuan” liqenin e Ujmanit për t’i mundësuar presidentin të Kosovës, Hashim Thaçi të vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Ai tha se njësitë speciale kanë “ndërhyrë” edhe në Qendrën për Ekologji dhe Sport, ku “prangosën dhe arrestuan njerëzit pa arsye dhe qëllimi është të trembin popullin serb”.

Gjuriç shtoi se sjellja e tillë është “në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet” dhe se garancinë që as ROSU as njësi të tjera speciale të Policisë së Kosovës nuk do të hyjnë në veri të Kosovës, e kanë dhënë NATO dhe të gjithë të tjerët.

Institucionet e Kosovës ende nuk janë prononcuar lidhur me pretendimet e zyrtarëve serbë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz