Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar shtatë gëzhoja të cal. 7.65 mm. I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë të llojit Glock.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari lirohet. /Drenica Press/
- Advertisement -