“Gjithçka gati”, FFK-ja publikon pamje nga zhveshtorja, para ndeshjes me Sllovakinë
dp

Lexo edheZyrtare: Ky është formacioni i Shqipërisë kundër Polonisë – Broja në bankë rezervë, Hoxha startues

Më pak se dy orë kanë mbetur deri te ndeshja më e madhe në historinë e kombëtares së Kosovës në futboll.
“Dardanët” do të luajnë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.
Pak para nisjes së ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së “Dardanëve”.
Në video shihen fanellat e bëra gati për lojtarët e Kosovës, të cilët sonte do të paraqiten me fanellat e bardha.

Lexo edheZyrtare: Ky është formacioni i Shqipërisë kundër Polonisë – Broja në bankë rezervë, Hoxha startues
“Dhoma e zhveshjes e Kombëtares së Kosovës është gati – fanellat e vendosura dhe gjithçka në përgatitje për ndeshjen kundër Sllovakisë”, shkruan FFK-ja në “Facebook”.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë nisë nga ora 20:45./GazetaExpress/