Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet
dp

Lexo edheMaturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”

Në postimin e tij, kandidati për kryeministër nga Aleanca thekson se mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në mes të ditës, ndërsa ka përmendur edhe gjendjen e rrugës Gjakovë–Dollc, për të cilën tha se prej vitesh është lënë pas dore.
“Mijëra familje pa rrymë në mes të ditës. E pak minuta më parë kalova rrugën Gjakovë-Dollc, që siç e dini është lënë tash e sa vite në mëshirë të fatit. Ky është realiteti në Kosovë”, ka shkruar ai.
Tutje, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai ka shprehur optimizëm për ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lexo edheMaturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”
“Ju uroj një të shtunë sa më të mbarë, me shpresën e madhe se pas 7 qershorit do të nisim një kapitull të ri, për një jetë më të mirë!”, ka deklaruar ai./Klankosova.tv