BallinaLajmeGjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa energji elektrike për më shumë se 26 orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Sipas banorëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me ndërprerjen e rrymës, ndërsa kontaktet me institucionin kanë qenë të pamundura.

Demush Vokshi, përfaqësues i lagjes “Vishnjet” në Gjilan, ka deklaruar për Front Online se disa lagje janë pa rrymë që nga dita e djeshme.

“Në lagjen ‘Vishnjet’, një pjesë e madhe e lagjes ‘Arbëria’ dhe fshati Zabel, jemi 26 orë pa rrymë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga KEK-u dhe nuk kemi asnjë mundësi kontakti, pasi nuk po na hapin as telefonat”, ka thënë Vokshi.

Ai ka shtuar se situata është veçanërisht shqetësuese për personat që varen nga pajisjet mjekësore.

“Ka persona që janë me oksigjenoterapi dhe janë në rrezik për jetën për shkak të mungesës së energjisë elektrike”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz