Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK
dp

Lexo edheGratë drenicase i japin mbështetje të fuqishme Ariana Musliut Shoshi, 18-shes së PDK-së, drejt Kuvendit të Kosovës (FOTO)

Sipas banorëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me ndërprerjen e rrymës, ndërsa kontaktet me institucionin kanë qenë të pamundura.
Demush Vokshi, përfaqësues i lagjes “Vishnjet” në Gjilan, ka deklaruar për Front Online se disa lagje janë pa rrymë që nga dita e djeshme.
“Në lagjen ‘Vishnjet’, një pjesë e madhe e lagjes ‘Arbëria’ dhe fshati Zabel, jemi 26 orë pa rrymë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga KEK-u dhe nuk kemi asnjë mundësi kontakti, pasi nuk po na hapin as telefonat”, ka thënë Vokshi.

Lexo edheGratë drenicase i japin mbështetje të fuqishme Ariana Musliut Shoshi, 18-shes së PDK-së, drejt Kuvendit të Kosovës (FOTO)
Ai ka shtuar se situata është veçanërisht shqetësuese për personat që varen nga pajisjet mjekësore.
“Ka persona që janë me oksigjenoterapi dhe janë në rrezik për jetën për shkak të mungesës së energjisë elektrike”, ka deklaruar ai.