BallinaBotëGjermania sot zgjedh presidentin e ri

Gjermania sot zgjedh presidentin e ri

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot e zgjedh presidentin e ri të këtij vendi.

Korrespondentët në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për tu zgjedhur president është Frank-Walter Steinmeier, ish-ministër i jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.

Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post.

Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij. /Rel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz