Gjermani: Kryebashkiakja e këtij qyteti gjendet e plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga disa persona
dp

Lexo edheNjë nga të arratisurit më të famshëm të Kroacisë, shihet në Sarajevë në një ndeshje futbolli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke nga rradhët e social-demokratëve, Iris Stalzher, është sulmuar me thikë jashtë banesës së saj ditën e sotme.
Sipas të përditshmes Bild, 57-vjeçarja u gjet në gjendje të rëndë nga djali i saj, me plagë të shumta me thikë në bark dhe shpinë. Ajo u tha fëmijëve se ishte sulmuar nga disa burra në rrugë.
Ngjarja ndodhi para shtëpisë së saj, ndërsa djali i saj 15-vjeçar dhe vajza 17-vjeçare që ndodheshin brenda, njoftuan menjëherë policinë.

Lexo edheNjë nga të arratisurit më të famshëm të Kroacisë, shihet në Sarajevë në një ndeshje futbolli
Autoritetet gjermane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse sulmi ka qenë i motivuar politikisht.