Në Uashington u mbajt takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku prezente ishin edhe Shqipëria me Kosovën.
Në fjalën e tij, gjenerali i lartë amerikan, Jasper Jeffers III, foli për planin ushtarak që do të përdoret në terrenin e Gazës.
Ai tha se mes pesë vendeve të para që do të angazhonin trupa ushtarakë në terren ishin edhe Shqipëria me Kosovën.
“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të kenë forcat policore”, u shpreh Jeffers./TCH