back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeGjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata është e menaxhueshme

Gjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata është e menaxhueshme

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 për gjendjen aktuale në Drenas, dy ditë pas vërshimeve të shumta në atë komunë.

I pari i Drenasit ka treguar se në orët e mbrëmjes situata në gjithë territorin e komunës është qetësuar.

Ai ka treguar se gjendja është e menaxhuar për kundër siç tha ai, dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Po ashtu, ai ka thënë se qytetarët të cilët janë evakuuar, ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, për faktin se pritet të bëhet pastrimi i shtëpive të tyre.

Në fund, Lladrovci theksoi se ekipet e komisionarëve kanë filluar të dalin në terren për t’i raportuar dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet që kanë qenë këto ditë në Drenas.

“Sot në orët e mbrëmjes është qetësuar situata pothuajse në gjithë territorin e komunës së Drenasit, pas vërshimeve të shumta që kemi pasur, ujërat e fundit që i kemi larguar janë para qendrës tregtare në Drenas, me që ka rënë niveli i lumit dhe ujërave kemi pasur mundësi me i largua, gjendja është menaxhuese, ka qenë menaxhuese për kundër dëmeve të shumta që janë bërë ekonomike, familjare, biznese dhe infrastrukturë komunale. Sigurisht qytetarët që janë larguar nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre sepse ata kanë nevojë për pastrim të shtëpive, ekipet tona të komisioneve të ndryshme ka filluar me dalë në terren me i raportua dëmet”, ka deklaruar Lladrovci./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz