Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Obiliq
dp

Lexo edheErion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku është gjet pa shenja jete viktima mashkull, 46 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Lexo edheErion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet