Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në parkun e qytetit në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.
“Një person është gjetur pa shenja jete në parkun e qytetit, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku ligjor, ai është rreth moshës 60-vjeçare”, tha ajo.
Identiteti i personit i cili është gjetur i vdekur ende nuk është bërë publike, Gazeta Blic do ju mbajë të informuar rreth rastit.
Fotografia nga vendi i ngjarjes: