Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në oborrin e shtëpisë
01
Lexo edheGjykata u cakton arrest shtëpiak 19 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë
Policia po thotë se sipas hetimeve të para, viktima dyshohet se kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Policia ka marrë informacione rreth orës 13:00 se në lagjen 29 në Fushë-Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Expres.
Rasti sipas saj është inicuar si vdekje e dyshimtë e po punohët për të ndricuar rrethanat e plota./Express

Lexo edheGjykata u cakton arrest shtëpiak 19 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë