Gjykata u cakton arrest shtëpiak 19 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 19 të dyshuarve, të cilët u arrestuan për dallavere me patentë shoferë të premten e kaluar.
Burime të Indeksonline tregojnë se gjykata u ka caktuar atyre arrest shtëpiak, duke përfshirë edhe Drejtoreshën e Departamentit për Patentë Shofer, Filize Krasniqi.
Ndryshe, të dielën gjykata kishte vendosur që të tërhiqet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi.
“Seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit përfundoi. Gjatë kësaj seance Prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse pretendimet e tyre. Në fund Prokurori u tërhiq nga kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi”, kishte deklaruar Prokurori Ilaz Beqiri, shkruan Indeksonline.

Lexo edheAutobusi nga Kosova me 40 udhëtarë aksidentohet në Shqipëri
Ndërsa, për 19 të arrestuarit e tjerë sot është vendosur për arrest shtëpiak.
Policia e Kosovës të premten arrestoi gjithsej 23 persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’. /Indeksonline/.














