back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeGjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë Kosovë,...

Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Një 28 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në orët e para të ditës së sotme në një parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Ahmeti ka bërë me dije se bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.Megjithatë, sipas policisë së Kosovë, forenzika po ekzaminon vendin e ngjarjes që do të ndihmonte në hetimin dhe sqarimin e plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës A.T është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, thotë Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz