Gjendet i vdekur një 13-vjeçar në Malishevë, flasin nga QKMF-ja e kësaj komune
BILLI

Lexo edheKëto janë të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetsisë për rastet e reja me Covid-19

Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Malishevë.
Viktima është nga një fshat i komunës së Rahovecit, derisa ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net. e kanë konfirmuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, derisa kanë thënë se rasti ka ndodhur në afërsi të një restauranti në këtë komunë.

Lexo edheKëto janë të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetsisë për rastet e reja me Covid-19
“Jemi duke pritur mjekësinë ligjore. Pacienti ka ardhur në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Personi në fjalë është nga fshati Zatriq i Rahovecit, por që ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restauranti në Malishevë. Mirëpo, arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende”, thanë nga QKMF Malishevë për Reporteri.net.