BallinaLajmeGjendet i vdekur aktori i“O Sa Mirë”, dyshohet për vetëvrasje (Foto)

Gjendet i vdekur aktori i“O Sa Mirë”, dyshohet për vetëvrasje (Foto)

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Art Kurti, aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

“Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë për Express Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.

Të afërm me aktorin kanë rrëfyer për Gazetën Express se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.

Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50 në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz